LAJMI I FUNDIT:

Sahiti thotë se për shkak të pandemisë, Kosova po e ka problem grumbullimin e futbollistëve që luajnë në Evropë

Sahiti thotë se për shkak të pandemisë, Kosova po e ka problem grumbullimin e futbollistëve që luajnë në Evropë

Ndihmës trajneri i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Muharrem Sahiti ka thënë për RTV Dukagjinin se Kosova ndodhet në një pozicion të vështirë për të grumbulluar futbollistët që luajnë jashtë vendit.

Sahiti ka thënë se shumë vende e kanë masën e karantinimit prej dhjetë ditësh dhe sipas tij ende nuk e kanë të çartë sa cilët futbollistë do të mund t’i grumbullojnë për ndeshjet kundër Moldavisë dhe Greqisë.


“Kemi folur edhe me UEFA-n, por ka shtete që kanë rregulla shumë strikte që nuk pyesin as UEFA-n e as FIFA-n. Të sigurt i kemi vetëm futbollistët nga Italia pasi ky vend nuk kërkon karantinim për ata që vijnë në Kosovë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Duke folur për ndeshjet, Sahiti ka thënë se më nuk ka kundërshtarë të lehtë e sipas tij gjërat janë edhe më të vështira kur dihet se Kosova tashmë ka kaluar në një nivel tjetër ku konkurrenca është më e vështirë.

“Në letër jemi favorit në letër ndaj Moldavisë por nuk duhet ta nënçmojmë”.

Sahiti thotë se megjithatë Kosova do të jetë pa lojtarin e 12-të.

“Dardanët na kanë mbështetur shumë, por prapë si vendas ndaj Greqisë do të jemi të motivuar”, tha mes tjerash Muharrem Sahiti./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Kalo në kategori