Armando Sadiku është tashmë edhe zyrtarisht lojtari më i ri i Luganos. Sulmuesi shqiptar u rikthye te ekipi që e promovoi në elitën e futbollit zvicerian para se të transferohej te Zyrihu.
Pas firmës me ekipin e ri, ku do të jetë i huazuar për 6 muaj, Sadiku dha këtë deklaratë për SuperSport:
“Po është e vërtetë sot firmosa me Luganon, është një skuadër ku rikthehem edhe besoj se e njoh ambientin ndaj dhe do të bëj mirë në këto muaj, jam gati të stërvittem dhe të jap përditë maksimumin që të arrij në formën time optimale dhe të ndihmoj për mbijetesën e Luganos.”
Përsa i përket faktit se tani do të punojë sëbashku me ish ndihmësin e De Biazit në Kombëtare, Paolo Tramexani, Sadiku u shpreh se për të është një ndihmesë e madhe. Ndërkohë “bomberi” elbasanas shtoi faktin se italiani i dha një shtysë të madhe tratativave mes tyre:
“Eshtë e vërtetë që fakti që Tramexani është aty përben një avantazh të madh për mua. Sic ka thënë edhe presidenti Renzeti tratativat mes nesh kishin nisur që në nëntor por me mbërritjen e Tramexanit gjithcka u bë më konkrete . Une me menaxherin kishim vendosur disa kushte dhe pasi u plotësuan firmosëm. Jam gati për këtë aventurë pasi njoh trajnerin, presidentin, ambientin dhe besoj se do të luaj cdo ndeshje për të dhënë maksimumin.”
Për periudhën pas dëmtimit, Sadiku shpreher se tashmë është gati të japi më të mirën. Ai gjithashtu pohon se mendon vetëm te shpëtimi i Luganos nga rënia një Kategori më poshtë:
“Pas dëmtimit që pata në menisk nuk kisha bërë paraqitje optimale në 5 ndeshjet e fundit me Zyrihun, por tani besoj se jam gati për të dhënë maksimumin, natyrisht me punë çdo, ditë, duke shpresuar që deri në maj të kem arritur formën time më të mirë, që të bëj hapin e karrierës, edhe spe për momentin unë mendimet e mia i kam të fokusuara vetëm te mbijetesa e Luganos.”
Sadiku nuk mund të linte pa folur edhe për Kombëtaren dhe ndeshjet e saj të radhës. Sulmues gjithashtu kujtoi edhe periudhën e Euro 2016, ku ai ishte autori i golit të vetëm për Shqipërinë:
“Kam djersitur më shumë në ato ndeshje që kam qenë në tribunë se sa do të kisha djersitur në fushë. I kam vuajtur shumë, është e vërtetë që kemi pësuar zhgënjime, por kemi shpresa dhe ne nuk dorëzohemi. Ashtu sic fitoi Izraeli në Shqipëri edhe ne mund të fitojmë, atje , apo të fitojmë edhe ndaj Italisë në Palermo. Deri sa matematika na lejon do të luftojmë. Unë shpresoj që deri në mars të jem në formë optimale që të luaj kundër Italisë, duke shpresuar në një fitore”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City