LAJMI I FUNDIT:

Sacchi kthehet të flas edhe një herë për transferimin e Donnarummas te PSG: Ai bëri gabim, zgjodhi paratë

Sacchi kthehet të flas edhe një herë për transferimin e Donnarummas te PSG: Ai bëri gabim, zgjodhi paratë

Arrigo Sacchi beson se Gianluigi Donnarumma bëri një gabim që u larguar nga AC Milan për në Paris Saint-Germain në vitin 2021.

Portieri ka qenë tabelë qitje për golin e parë nga të tre të shënuar nga Karim Benzema, që i bëri gjigantët francezë të largoheshin nga Liga e Kampionëve.


Portieri ka marr përkrahje nga emra si Dino Zoff dhe Gianluigi Buffon, por trajneri i njohur italian Arrigo Sacchi, ka thënë se ai ka gabuar që ka shkuar te PSG.

“Ai bëri një gabim në zgjedhjen e parave. I thashë edhe babait dhe nënës së tij verën e kaluar këtu në Milano”.

“Është dashur të qëndroj në Milano, jo për mirënjohje, por sepse ishte vendi ideal për t’u rritur. Mos i lini kurrë vendet ku ndiheni mirë”.

“Ai mbetet një kampion i madh, e kam njohur që kur ishte pak më shumë se një fëmijë, në ekipet kombëtare të të rinjve”, ka thënë Sachi. /Telegrafi/