LAJMI I FUNDIT:

Sabri Fejzullahu hap dyert e shtëpisë në Prishtinë: Ne jemi gjithmonë pranë trungut tënd Shqipëri

Sabri Fejzullahu hap dyert e shtëpisë në Prishtinë: Ne jemi gjithmonë pranë trungut tënd Shqipëri
Sabri Fejzullahu

Edhe këngëtari Sabri Fejzullahu iu është bashkuar artistëve të cilët kanë hapur dyert e shtëpive për atë që i mbijetuan tragjedisë që ndodhi mëngjesin e së martës.

Legjenda e muzikës shqipe përmes një postimi emocional të publikuar në Instagram ka treguar se ai e ka lëshuar shtëpinë e tij për një familje gjashtë anëtarëshe në Prishtinë.


“Ne rrimë gjithmonë pranë trungut tënd Nanë Shqipëri. Me zemër ua lëshoj shtëpinë time një familjes gjashtë anëtarëshe, vëllëzërve e motrave të gjakut tim”, ka shkruar artisti 72-vjeçar.

https://www.instagram.com/p/B5XtXBFlnW7/

“Sapo lexova dhe i pashë fotografitë nga tërmeti në Shqipëri, Durrës dhe Thumanë, u trondita shumë. Lus Zotin që të mos ndodhë ndonjë e keqë më e madhe. Të ju ndihmojmë vëllëzërve dhe motrave tona për shtëpitë e dëmtuara”, ka shkruar në tjetrin postim Sabriu.

Në anën tjetër, Capital T, Rina Balaj, Ledri Vula, Gjiko dhe Mozzik janë vetëm një pjesë e estradës që kanë ofruar strehim, ushqim e veshmbathje për personat e prekur nga tërmetet.

Capital T niset për në Shqipëri, vazhdon të solidarizohet me të prekurit nga tërmeti
Lexo po ashtu Capital T niset për në Shqipëri, vazhdon të solidarizohet me të prekurit nga tërmeti

Ky i fundit pak më parë paralajmëroi se kishte mbledhur një milion dollarë në bashkëpunim me fondacionin e krijuar nga “Fundjavë ndryshe”.

https://www.instagram.com/p/B5UXesGlgki/

Vlen të ceket se numri i viktimave po vazhdon të rritet dhe deri tani bëhet e ditur se janë rreth 600 persona të lënduar, përfshirë edhe dëmet e mëdha materiale. /Telegrafi/