Kanë kaluar disa javë nga debutimet kontroverse, apo jo?

Ferrari Luce i ri u kritikua shumë në internet, por edhe para kësaj, Mercedes-Benz zbuloi AMG GT 4-Door të tij krejtësisht elektrik dhe të ri - dhe jo të gjithë ishin të kënaqur me këtë.


E doni apo e urreni, megjithatë, një gjë që dimë për GT e re - padyshim do të jetë e shtrenjtë.

Kompania kohët e fundit publikoi informacionin mbi çmimet në Evropë për veturën e saj të re elektrike me performancë të lartë, dhe madje edhe modeli bazë do t'ju kushtojë goxha shumë.

Çmimi i modelit AMG GT 4-Door të vitit 2027 fillon nga 154,700 euro.

Kjo është për modelin e ri GT55, i cili zëvendëson modelin e mëparshëm GT53. Nuk ka GT43.

GT63 i ri fillon nga 208,130 euro. /Telegrafi/