LAJMI I FUNDIT:

Sa qumësht dhe bylmet saktësisht bën të konsumojmë gjatë ditës?

Sa qumësht dhe bylmet saktësisht bën të konsumojmë gjatë ditës?

Rezultatet e hulumtimit më të ri të shkencëtarëve kanadezë thonë që konsumimi i tri porcioneve të vogla të produkteve të qumështit (madje edhe me shumë yndyrë) në ditë mund të mbrojë personin nga sëmundjet e zemrës dhe pika në tru, përkatësisht mund të ulë rrezikun nga zhvillimi i sëmundjeve kardiovaskulare.

Produktet e qumështit, siç janë djathi dhe qumështi, kanë famë të keqe për shkak të yndyrave të ngopura të cilat i përmbajnë, mirëpo ky studim i shkencëtarëve kanadezë ka treguar që konsumimi me masë i tyre mund të mbrojë zemrën, transmeton Telegrafi.

Hulumtimi ka zbuluar që rrezik më të vogël për zhvillimin e sulmit në tru kanë pasur personat të cilët kanë ngrënë më shumë produkte të qumështit.

Racionin standard e përbëjnë 220 gramë qumësht ose jogurt, 15 gramë djathë apo një lugë e vogël gjalpë.

Dr. Degan, autor i hulumtimit ka thënë që rezultatet e studimit mund të jenë të dobishme në vendet e pasura në të cilat produktet e qumështit shmangen pikërisht për shkak të shëndetit.

– Sasia e matur, tri herë në ditë, nuk e dëmton zemrën. Të gjithëve të cilët në organizëm fusin produkte të qumështit u rekomandojmë që atë sasi ta shtojnë, – thotë dr. Degan.

Brengosja për shkak të ndikimit negativ të produkteve të qumështit në shëndet rezulton nga fakti që yndyrat e ngopura shtojnë nivelin e kolesterinës së keqe (LDL), që lidhet me sëmundjet e zemrës.

Sipas fjalëve të dr. Deganit, bylmeti përmban edhe përbërës të cilët janë të mirë për organizmin e njeriut siç janë amino-thartirat e rëndësishme, yndyrat e pangopura, vitaminat K1 dhe K2, kalciumi, kalium.

Këta përbërës nuk duhet shmangur, mirëpo ende duhet të preferohen artikujt e qumështit pa yndyrë të cilat më pak do të ndikojnë në rritjen e kolesterinës LDL, faktorit kryesor të rrezikshëm për zhvillimin e sëmundjeve koronare. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori