LAJMI I FUNDIT:

Sa para do të fitojë Ballkani nga transferimi i Ermal Krasniqit te Rapid Bukuresht?

Sa para do të fitojë Ballkani nga transferimi i Ermal Krasniqit te Rapid Bukuresht?

Ballkani e ka pritur me shumë vëmendje të ardhmen e Ermal Krasniqit, pasi klubit kosovar i interesonte të shitej sa më shtrenjtë ish-sulmuesi i tyre.

Suharekasit e kishin shitur në janar Krasniqin për 200 mijë euro, derisa 100 mijë të tjera i kishin bonuse nëse Cluj do të futet në grupet e Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës apo Ligës së Konferencës.


Megjithatë një gjë e tillë nuk ndodhi pasi Cluj nuk arriti të siguronte grupet, duke bërë që klubi të humbte 100 mijë euro bonuse.

Por klubi suharekas do fitojë nga shitja e Ermal Krasniqit te Rapid Bukuresht, pasi kishte ruajtur 15 për qind të kartonit.

Sipas mediave rumune, Krasniqi është shitur nga Cluj te Rapid Bukuresht për 1 milion euro.

Pra klubit nga Suhareka do t’i shkojnë në arka diku rreth 150 mijë euro, që në total nga shitja e Krasniqit i bie të kenë fituar 350 mijë euro.

Zyrtare: Ermal Krasniqi nënshkruan me Rapid Bukureshtin
Lexo po ashtu Zyrtare: Ermal Krasniqi nënshkruan me Rapid Bukureshtin

Gjatë afatit kalimtar veror, Krasniqi kishte ofertat nga Italia, Gjermania dhe Franca, por klubi hezitoi ta shiste në kohë, gjë që e bëri këtë dimër për një shumë më të vogël. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ndërkombëtare
Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori