LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo pritet të mos luajë nga fillimi në ndeshjen Portugali-Zvicër

Ronaldo pritet të mos luajë nga fillimi në ndeshjen Portugali-Zvicër

Edhe pse ai është një person mediatik, Cristiano Ronaldo nuk është duke pasur një Kampionat Botëror shumë tërheqëse.

Paraqitjet e tij deri më tani kanë qenë mjaft të ulëta, duke shënuar vetëm një gol nga pika e bardhë.


Ish-lojtari i Real Madridit nuk ka më aftësitë e së kaluarës dhe në moshën 37-vjeçare mund të ketë mbaruar koha e tij me kombëtaren.

Kjo është kryesisht për shkak të opsioneve që Portugalia ka në dispozicion. Rafael Leao, Joao Felix, Guedes, Andre Silva dhe Goncalo Ramos janë disa nga lojtarët që mund të shkëlqejnë më shumë nëse u jepet më shumë hapësirë, por hija e Cristianos eklipson gjithçka.

Kjo është arsyeja pse gazeta portugeze A Bola bëri një sondazh për lexuesit e saj duke pyetur nëse Cristiano duhet të jetë titullar në ndeshjen e 1/8-tës kundër Zvicrës.

Rezultatet ishin befasuese. Shumë e habitshme në fakt. Vetëm 30 për qind e lexuesve besojnë se 37-vjeçari duhet të startojë, ndërsa një 70 për qind thonë se ai duhet të presë shansin e tij nga bankina.

Performanca e tij në fushë është përkeqësuar. Ai nuk po gjeneron rrezikun dhe këtë e kanë vënë re edhe fansat e tij besnikë.

Portugezët kanë qenë të qartë dhe Ronlaldo mund të detyrohet të largohet më shpejt se sa pritej nga formacioni bazë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

Boks
U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

Boks
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

Boks
Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Premier League
Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Boks
Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Boks
Kalo në kategori