LAJMI I FUNDIT:

Sa kanë ndryshuar pas kaq vitesh aktorët e filmit “Zathura”?

Sa kanë ndryshuar pas kaq vitesh aktorët e filmit “Zathura”?

“Zathura: Një aventurë në hapësirë” (i njohur thjesht si Zathura) është një film aventurë dhe fantastiko-shkencor, amerikan i vitit 2005 me regji nga Jon Favreau.

Filmi është një adaptim i librit për fëmijë të vitit 2002, “Zathura” nga Chris Van Allsburg, autor i “Jumanji”. Për dallim nga libri, filmi nuk ka asnjë lidhje të drejtpërdrejtë me “Jumanji”-n, megjithëse u tregua si ngjarje që ndodhi brenda të njëjtit univers imagjinar si filmi i vitit 1995.


Aktorët e filmit “Zathura” (Foto: Merrick Morton)

Historia sillet rreth vëllezërve Walter dhe Danny Budwing (të portretizuar nga Hutcherson dhe Bobo përkatësisht), të cilët luajnë një lojë misterioze në dërrasë që ata gjejnë në bodrumin e shtëpisë së tyre.

Josh Hutcherson, aktori që luajti vëllanë e madh në filmin “Zathura” (Foto: Noam Galai/Getty Images/Guliver)

Lojëra përcjellet nga Walter, Danny dhe motra e tyre më e madhe Lisa (Stewart) në hapësirën e jashtme, ku hasin një astronaut (Shepard), i cili mëson vëllezërit dhe motrën se si të mbijetojnë duke përfunduar lojën, në mënyrë që ata të kthehen në shtëpi.

Dax Shepard, aktori që luajti rolin e astronautit në filmin “Zathura” (Foto: Noam Galai/Getty Images/Guliver)

Filmi u xhirua në Los Angeles dhe Culver City, Kaliforni, dhe u publikua më 11 nëntor 2005 nga Columbia Pictures. Filmi mori vlerësime pozitive nga kritikët me një buxhet prej 678.499 dollarësh.

Duke qenë një film mjaft i ndjekur nga gjeneratat e reja, shumë prej tyre do të pyesnin sot se si duken pas kaq vitesh aktorët e këtij filmi.

Jonah Bobo, aktori që luajti vëllanë e vogël në filmin “Zathura” (Foto: Cindy Ord/Getty Images/Guliver)

Dy vëllezërit tashmë janë rritur dhe bërë më tërheqës, teksa edhe “motra” e tyre në film, pushton tapetet e kuqe të eventeve të ndryshme hollivudiane me një dukje tejet të kompletuar.

Një video e publikuar në YouTube, sjell ndryshimin drastik të aktorëve të përjetuar që nga viti kur filmi u realizuar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
Kalo në kategori