Kthimi i akumuluar i investimit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës në tregjet financiare ndërkombëtare është rreth 465 milionë euro, me një rritje të çmimit të njësisë prej 70 për qind që nga viti 2009, bëjnë të ditur zyrtarë të këtij institucioni.
Trusti i Kursimeve Pensionale aktualisht menaxhon mbi 1.7 miliard euro me rreth 600 mijë kontribuues.
Jeton Demi, zëdhënës në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se analizuar në periudha të ndryshme kohore rezulton se Trusti ka njohur lëvizje pozitive në të gjithë treguesit nga investimet e bëra.
“Në fund të vitit 2017, kthimi i akumuluar bruto prej fillim vitit 2009 ishte rreth 465 milionë euro dhe me një rritje të çmimit të njësisë prej 70 për qind nga atëherë. Po ashtu, për 5 vjetët e fundit (e deri në fund të 2017-s) kthimi nga investimet ishte rreth 305 milionë euro dhe çmimi i aksionit ishte ngritur për rreth 50 për qind”.
“Trusti e ka rritur vlerën e mjeteve për qindra milionë euro nga investimi i tyre në tregjet financiare, dhe bazuar në këtë historik, del se siguria e investimeve ka qenë e lartë dhe padyshim e duhur”, thotë Demi.
Sa i përket vitit 2018, Demi thekson se ky vit ka qenë me luhatshmëri më të forta dhe më të shpeshta në tregjet financiare ndërkombëtare, megjithatë, deri në fund të tremujorit të tretë, shton ai, kthimi bruto nga investimet ka qenë pozitiv prej rreth 22 milionë euro.
Pavarësisht fitimeve nga kthimi në investim, i parave të Fondit të kursimeve pensionale, Milazim Abazi, ekspert i çështjeve financiare, u tërheq vërejtjen autoriteteve kompetente që të kenë parasysh sigurinë e pareve, likuiditetin dhe kthimin në investim.
“Çdo investim e ka rrasikun e vet, prandaj drejtuesit e trustit duhet të tregohen të vëmendshëm dhe të investojnë aty ku risku është më i vogël si në banka, ndërmarrje dhe shoqëri aksionare. Mirëpo, ka ardhur momenti që trusti një pjesë të investimeve ta bëjë në Kosovë dhe të jetë aksionar i kompanive të rëndësishme strategjike apo projekteve, siç është ndërtimi i termocentralit ‘Kosova e re’. Nëse themi se ky projekt do të jetë profitabil pse Trusti të mos merr 20 apo 30 për qind të aksioneve dhe të mos investojë në ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike në Kosovë”, thotë Demi.
Trusti i Kursimeve Pensionale, thotë Demi duhet të përcjell në baza ditore ecurinë në tregjet financiare në mënyrë që paratë e kursimeve pensionale të qytetarëve të investuara jashtë tregjeve të Kosovës të jenë të sigurta.
Sipas tij, investimi i parave të Fondit të Kursimeve Pensionale në Kosovë është më i sigurt, sesa disa investime që i ka bërë Trusti në tregun ndërkombëtar.
Ndërkohë, Trusti i Kursimeve Pensionale ka bërë investim të këtyre mjeteve edhe në Kosovë, tregon Jeton Demi zëdhënës në këtë institucion, por që ata janë bërë në letrat me vlerë të Qeverisë së Kosovës.
“Kemi një shtim të investimeve në vend kryesisht në letrat me vlerë të Qeverisë së Kosovës. Në këtë vit kemi arritur shifrën e gati 250 milionë euro investim në Kosovë. Pra, kemi rritje dhe kjo ka ardhur si rrjedhojë e ndryshimeve me mundësi të reja të shfaqura nga emetimi i letrave me vlerë që Qeveria e Kosovës ka bërë viteve të fundit duke emituar edhe borxhe më afatgjata”, thekson Demi.
Ndryshe, të gjithë të punësuarit në Kosovë paguajnë 10 për qind kontribute pensionale nga paga e tyre: pesë për qind paguan punëdhënësi, kurse pesë për qind nga paga e të punësuarit.
Kursimet pensionale mund të përdoren nga kontribuuesi vetëm pasi t’i përmbushë kriteret për pension.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDënohet me 25 vjet burg mashtruesi më i madh me kriptovaluta në SHBA
Po lulëzojnë ofertat n’BAU MARKET
Afër detit, afër mbretit - Mbreti i "Holiday In 2" po t'fton në fron
Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore
Si t’i japim vlerë partneritetit në biznes?
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018
Stradner: Vuçiq dhe Dodik po përgatisin jetësimin e idesë për "botën serbe"
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit
Mësohet se kush, përveç Serbisë, votoi kundër rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri
"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes