Kur është fjala për fëmijët, prindërit asnjëherë nuk pushojnë së brengosuri.
Një aspekt për të cilin brengosen shumica e nënave dhe baballarëve është zhvillimi i aftësive të komunikimit, pasi që vonesat linguistike nënkuptojnë probleme me dëgjim dhe vështirësi tjera të mësimit, transmeton Telegrafi.
Në një artikull të fundit, ekspertja Lauren Reinhardt ka shpjeguar se si mudn ta dini nëse fëmija juaj është duke zhvilluar aftësi adekuate të të folurit.
Ajo tregon që studime të shumta e mbështesin faktin se fëmijët të cilët futen në shkollë me një fjalor më të zgjeruar thjesht kanë rezultate më të mira.
Pra, fëmijët janë më pak të prirë të kenë probleme me mësim nëse dinë shumë fjalë, pasi që janë më mirë të pajisur për t’u ballafaquar me problemet sociale, emocionale, etj.
Veç kësaj, ekspertja gjithashtu ka cituar një hulumtim i cili thotë se djemtë janë deri në trefish më të prirë të kenë vonesa në gjuhë sesa vajzat.
Sidoqoftë, sa fjalë konsiderohet si normale që fëmija t’i dijë në moshën 1, 2 dhe 3 vjeçare?
1 vjeç
Reinhardt thotë se gjatë kësaj moshe fëmija duhet të jetë i aftë ta thotë fjalën e parë, dhe ndoshta edhe disa tjera.
18 muajsh
Pas një viti e gjysmë që ka lindur, fjalori i fëmijës duhet të jetë duke i rritur me ritëm të mirë, ku ajo parasheh që fëmija t’i dijë deri në 20 fjalë.
Nuk ka nevojë fëmija që t’i shqiptojë mirë të gjitha fjalët, por mjafton t’i dijë ato dhe t’i thotë përafërsisht.
2 vjeç
Kjo moshë është e rëndësishme sa i përket zhvillimit linguistik. Në këtë moshë fëmija duhet të jetë i aftë t’i lidhë dy fjalë me njëra-tjetrën.
P.sh., topi dhe i madh. Ose Verdhë dhe Dielli, etj.
Për ta arritur këtë, fëmijës i nevojitet një bagazh i mbushur me plot fjalë të cilat duhet t’i zgjedhë, prandaj ajo thotë se deri në këtë moshë fëmija duhet t’i dijë minimum 50 fjalë.
3 vjeç
Ditën që fëmija i mbushë 3 vjeç, ai/ajo duhet t’i dijë 1,000 fjalë.
Ndonëse është gjë e vështirë që prindërit ta numërojnë secilin fjalë që fëmija e thotë, ju mund ta dini nëse fëmija është duke zhvilluar aftësi të mira komunikimi nëse është i aftë të formulojë fjali me 5-7f fjalë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaska më e mirë kundër zbokthit
Mami! Po më dhemb koka!
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Për një pamje më natyrale të vetullave, përdorni rimel dhe jo lapsa
Rregullat e modës që nuk duhet të ndiqni kurrë
Moda në pranverë vjen me motive etnike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert