LAJMI I FUNDIT:

Sa është më e fuqishme Teslas Plaid sesa veturat me benzinë?

Sa është më e fuqishme Teslas Plaid sesa veturat me benzinë?

Modeli S Plaid i Tesla është paralajmëruar qysh para disa viteve, e sivjet kanë filluar porositë e para për këtë veturë fantastike.

Motori elektrik prodhon 1.034 kuaj-fuqi dhe i mundëson shoferit që shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë ta arrijë për 1.99 sekonda, derisa për të kaluar 402 metra nga vendi ku është ndalur – i nevojiten 9.23 sekonda, transmeton Telegrafi.


Shpejtësia maksimale e kësaj veture është e limituar në 322 kilometra në orë. Megjithatë kjo shpejtësi aktualisht është vetëm në letër, pasi për të arritur një shpejtësi të tillë nevojitet një set i veçantë i gomave – që ende nuk janë prodhuar.

Në videon e publikuar më poshtë mund të shihen garën me veturën që posedon motor me djegie të brendshme (benzinë). /Telegrafi/