LAJMI I FUNDIT:

Sa më i errët alkooli, aq më shumë mahmurllëk

Sa më i errët alkooli, aq më shumë mahmurllëk

Kur pimë alkool, pijet të cilat nuk janë të tejdukshme, por të ngjyrosura, shanset më të mëdha janë që të nesërmen të vuajnë nga mahmurllëku

Veç kësaj, rrezikojmë që në organizëm të fusin më shumë toksinë, sepse sa më i errët të jetë alkooli, do të ketë më shumë papastërti, transmeton Telegrafi.

– Pijet alkoolike me ngjyrë të errët kanë më shumë efekte të padëshiruara sesa ato të tejdukshmet, madje për shkak të përbërësve organikë të njohur si kongjenerë, të cilët krijohen në procesin e prodhimit, thotë eksperti i kësaj fushe, James Hesketh.

Të gjitha lëngjet e distiluara janë të tejdukshme dhe me ngjyrë të shndritshme. Kur ruhen në fuçi dhe fermentohen, marrin nuancë më të errët.

Ngjyra ndryshon dhe duke thithur lëngu substancat nga fuçia.

Për këtë shkak duhet patjetër të jeni të kujdesshëm jo vetëm kur është fjala për sasinë, por edhe për llojin e alkoolit të cilin e pini.

Përparësi e pijeve të ngjyrosura në krahasim me ato të tejdukshme por po ashtu edhe për pije ngjyrë të kuqe në krahasim me verën e bardhë, është ajo që përmbajnë shumë më tepër antioksidantë, të cilat përgjithësisht konsiderohen të mirë për organizëm. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori