LAJMI I FUNDIT:

Sa duhet t’iu zgjasin ushtrimet e intensitet të lartë (HIIT)?

Sa duhet t’iu zgjasin ushtrimet e intensitet të lartë (HIIT)?
Foto: Getty

Ushtrimet intervale me intensitet të lartë (HIIT) janë vërtet të vështira – vetëm dhjetë minuta me këto ushtrime dhe do të filloni të mendoni nëse do të villni apo nëse do të jeni të aftë t’i lëvizni duart prapë.

Por, a do të përfundojë ndonjëherë ajo dhimbje? Fatmirësisht, qëllimi i ushtrimeve HIIT është se janë të vështira, por marrin vetëm pak kohë. Dhe, fakti se këto ushtrime janë më të shkurtra sesa ushtrimet që i bëni zakonisht, do të thotë se ato janë më intensive, transmeton Telegrafi.


Shfrytëzimi i tërë energjisë brenda një hapësire shumë të shkurtër kohore është mënyrë efektive për të djegur dhjamin. Por, sa duhet të zgjasin këto ushtrime?

Epo, çdo rutinë ushtrimore HIIT që zgjatë mbi 30 minuta, nuk është mjaftueshëm intensive.

Rachel Vaziralli, menaxherja kreative e Equinox, thotë se shpeshherë termi HIIT përdoret si sinonim i “ushtrimeve të vështira” – p.sh., i rutinave ushtrimore që zgjasin mbi një orë.

“Nëse pas 30 minutave mund të bëni ende ushtrime, atëherë faktikisht nuk keni qenë duke ushtruar siç duhet”, tregon ajo.

I tërë qëllimi i ushtrimeve HIIT është që të mos jeni të aftë ta mbani intensitetin e njëjtë pas një gjysme ore.

Sidoqoftë, Rachel thotë se edhe nëse ushtrimet iu zgjasin më pak se 15 minuta, kjo nuk do të sjell rezultate të dëshirueshme. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
Është koha për të mbjellë dredhëza në vazo: Ndiqni këto rregulla

Është koha për të mbjellë dredhëza në vazo: Ndiqni këto rregulla

Kopshtaria
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Kalo në kategori