LAJMI I FUNDIT:

Sa duhet të ushtroni çdo ditë?

Sa duhet të ushtroni çdo ditë?

Minimumi i sasisë së rekomanduar të ushtrimeve që duhet t’i bëni në ditë, duhet rritur herë pas here – ka sugjeruar një studim i ri, i cili ka zbuluar se ushtrimet fizike në mënyrë drastike e zvogëlojnë rrezikun e pesë sëmundjeve më serioze.

Tejkalimi i sasisë së niveleve minimale të rekomanduara të ushtrimeve fizike në javë, e zvogëlon dukshëm rrezikun e kancerit të gjirit, rrezikun e diabetit, sëmundjeve të zemrës dhe sulmit në tru, kanë zbuluar ekspertët, transmeton Telegrafi.


Studimi i tyre – i publikuar në “British Medical Journal” – ka ekzaminuar 174 studime të publikuara mes viteve 1980 dhe 2016 dhe i ka shikuar ndërlidhjet mes aktivitetit total fizik dhe sëmundjeve.

Nivelet e larta të aktivitetit fizik ishin ndërlidhur me reduktim të rrezikut në këto sëmundje. Ushtrimet kishin qenë më të shëndetshmet kur njerëzit kishin kryer 3,000 deri në 4,000 MET minuta në javë.

3000 MET minuta në javë mund të arrihen duke ecur në shkallë për 10 minuta, duke u marrë me kopsht për 20 minuta, duke vrapuar 20 minuta, ose duke vozitur biçikletën për 25 minuta. /Telegrafi/