LAJMI I FUNDIT:

Sa afër aq larg zgjidhjes

Sa afër aq larg zgjidhjes

Arrestimi i Albin Kurtit dhe më pas reagimi i opozitës së bashkuar nuk tregoi thjeshtë vetëm fuqinë e pushtetit për t’i shfrytëzuar instrumentet, siç janë Policia dhe Prokuroria, por tregoi gjithashtu se sa pak duhet që situata të dal jashtë kontrollit.

Në këtë fazë në të cilën ndodhet Kosova, më së paku trazirat eventuale duhen. Por, se çfarë drejtimi do të marrin proceset nesër e tutje në politikën e brendshme kosovare, do ta vendosin vetë politikanët e pozitës dhe të opozitës së bashkuar. Në rast se duan stabilitet të brendshëm politik, atëherë tryeza për bisedime ndërmjet liderëve të pozitës dhe opozitës është e vetmja alternativë për ta arritur këtë qëllim; ndërsa nëse duan tensione, atëherë përdoren metodat qe janë duke u përdorur deri me sot – komunikim i ashpër në mes liderëve politikë, arrestimet e njerëzve të opozitës dhe provokime të tjera që mund të vijnë nga njëra ose tjetra palë.


Kosova ndodhet përball një situate interesante: në njërën anë kemi një pushtet numerikisht shumë të fortë që Kosova asnjëherë më parë nuk e kishte (përveç koalicionit të gjerë që ishte pas luftës), e në anën tjetër kemi një opozitë të vogël në numër, por të fortë në veprime dhe të bashkuar rreth një qëllimi politik si asnjëherë më parë. E, në mes kemi popullin tek cili ndjenja e zhgënjimit nga politika është duke u rritur nga dita në ditë drejtë kulmimit të saj dhe ky zhgënjim nuk po ndodh qysh sot me problemin e “Zajedncës” apo Demarkacionit me Malin e ZI. Zhgënjimi i popullit ka filluar gjashtëmbëdhjetë vite më parë, të cilët pa asnjë faj ndër vite janë përballur me polltikanë mashtrues, zhvatës te pareve të popullit, kriminelë, sikundër që janë përballur edhe me gjendjen e rëndë ekonomike dhe sociale dhe sot jemi në një situatë që një veprim i gabuar politik mund të na çojë drejtë një shpërthimi popullor. Nëse këtë e do vërtetë politika, le të veprojë kështu si janë duke vepruar; nëse e duan të kundërtën, atëherë një dialog i brendshëm politik mund ta evitonte një rrezik të shpërthimit popullor.

Në këtë rast kemi një pozitë të fuqishme në numra dhe një opozitë të bashkuar. Asnjëra palë nuk i lëshon tjetrës dhe secila pale i jep të drejtë vetës. Kështu, zgjidhjen e kemi sa afër aq edhe larg. Zgjidhjen e kemi afër atëherë kur pozita, ashtu edhe opozita, janë të gatshme për zgidhjen e problemit, mirëpo janë aq larg kur secila palë mbanë qëndrimin e vetë.

Duke qenë se situata kështu, atëherë përpara kemi tri zgjedhje për këtë situatë: E para, që liderët politikë të bisedojnë në një tryezë për situatën ku edhe pozita e ka për detyrë t’i dëgjojë shqetësimet e opozitës dhe t’i merr parasysh ato; e dyta, që Qeveria të dorëhiqet duke i lënë hapësirë zgjedhjeve të jashtëzakonshme; e treta është mundësia që zgjidhja e kësaj situate të bëhet përmes reagimit popullor, që do ta bënin Qeverinë të japë dorëheqje.

Çka do që ndodh në ditët në vazhdim, qoftë në të mirë apo në të keq, përgjegjësinë kryesore do ta merr politika

Në trend

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kalo në kategori