LAJMI I FUNDIT:

Ryva Kajtazi mahnit me paraqitjen e saj në qytetin e Parisit

Ryva Kajtazi mahnit me paraqitjen e saj në qytetin e Parisit

Aktorja dhe këngëtarja e njohur, Ryva Kajtazi, ka ndarë një sërë imazhesh të vizitës së saj në Paris.

Ryva ishte veshur tejet elegante, teksa pozonte pranë Kullës së njohur Eiffel dhe tek muzeu i famshëm i Luvrit.

Ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, me disa pamje të cilat i ndau në rrjetet sociale nga vizita në qytetin e bukur të Francës.


Në njërën prej videove, ajo kishte pozuar me një fustan tejet elegant të kuq, derisa në sfond nga ballkoni i hotelit ku qëndronte aktorja, dukej Kulla e Eiffelit.

Ndërkaq, në një tjetër paraqitje, ajo kishte veshur një bluzë me butona dhe një fund, veshje të cilën e kishte kombinuar me një beretë ngjyrë bezhë.

Foto: Ryva Kajtazi / Instagram

Ajo po ashtu i shtoi kombinimit edhe një çantë minimale të brendit luksoz derisa mbathi disa këpucë elegante të ditës.

Aktorja e cila për momentin është e angazhuar në serialin “Bashkallajk” mori komente të shumta për veshjen e saj. /Telegrafi/

Foto: Ryva Kajtazi / Instagram
Foto: Ryva Kajtazi / Instagram