LAJMI I FUNDIT:

Rustemi: Punimet në Korridorin 8 kanë filluar, po punohet në pastrimin e trasesë

Rustemi: Punimet në Korridorin 8 kanë filluar, po punohet në pastrimin e trasesë

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi uke folur për fillimin punime në Korridorin 8, tha se po punohet në drejtim të shpronësimit të parcelave private dhe shtetërore, ndërkohë që në terren tashmë kanë filluar punimet me pastrimin dhe hapjen e trasesë nga Banjica deri në Kërçovë.

“Me marrjen e lejeve urbanistike, fillojmë shpronësimin e tokave, por në këtë periudhë kohore është bërë elaborati për të gjitha shpronësimet që do të bëhen, të gjitha parcelat private dhe ato shtetërore.


Njëkohësisht është bërë edhe vlerësimi i të gjitha parcelave. Për të filluar komunikimi me pronarët e parcelave, duhet të kalojë projekti urbanistik javën e ardhshme në qeveri.

Ndërkohë kemi filluar edhe aktivitetet në terren, me hapjen dhe pastrimin e trasesë në Korridorin 8, nga Banjica deri në Kërçovë. Në të njëjtën kohë po bëjmë edhe studimet gjeomekanike në terren ku kemi bërë shpimet e duhura”, tha Rustemi për “TV21”.