LAJMI I FUNDIT:

Ruskovska: Nuk kisha ndërmend të kandidoja, por nga natyra jam luftëtare

Ruskovska: Nuk kisha ndërmend të kandidoja, por nga natyra jam luftëtare

Prokurorja publike e suspenduar Villma Ruskovska thotë se në disa raste ka deklaruar se nuk ka ndërmend të kandidojë për pozitën e udhëheqësit të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, por sepse “për nga natyra jam luftëtare dhe gjithçka që ka ndodhur në dy muajt e fundit, më ka motivuar të konkurrojë për të njëjtin vend pune”.

“Sikur të mos ishte largimi i përkohshëm nga vendi i punës dhe propozimi për fillimin e procedimit disiplinor, sigurisht që nuk do të kisha aplikuar më, por siç thashë, unë jam luftëtare dhe dua të luftoj që kjo që më ndodhi, të mos i ndodhë ndonjë kolegu në të ardhmen.


Ishte pezullimi dhe gjithçka që pasoi, do të motivonte kolegët prokurorë të votonin sipas bindjeve të tyre. Jam e sigurt se nuk do t’i nënshtrohen asnjë presioni”, theksoi Ruskovska në “Top Tema”./Telegrafi/