LAJMI I FUNDIT:

Rusia vazhdon “të kërcënojë” zgjedhjet në SHBA

Rusia vazhdon “të kërcënojë” zgjedhjet në SHBA

Udhëheqësit e komunitetit të inteligjencës dhe sigurisë në Shtetet e Bashkuara thanë se Rusia vazhdon të përdorë “metoda depërtuese” për të ndarë shoqërinë amerikane dhe shprehën shqetësim për sigurinë e zgjedhjeve.

“Ne vazhdojmë të shohim një fushatë të përhapur të mesazheve nga Rusia, në përpjekje për të dobësuar dhe ndarë SHBA-në”, tha Dan Coats, drejtor i inteligjencës kombëtare.


“Qëllimi jonë këtu është thjesht t’i themi popullit amerikan se kemi njohuri për kërcënimin, është real, vazhdon dhe po bëjmë gjithçka të mundur për të pasur zgjedhje legjitime, të cilave populli amerikan mund t’iu besojë”, tha Coats.

Ai shtoi se komuniteti i inteligjencës është i shqetësuar me kërcënimet ndaj zgjedhjeve të ardhshme, atyre për Kongres në nëntor dhe presidencialeve më 2020.

Coats i bëri këto komente në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë së bashku me drejtorin e FBI-së, Christopher Wray, dhe këshilltarin për siguri kombëtare, John Bolton.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka mohuar vazhdimisht raportet për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016 dhe i ka refuzuar konstatimet e komunitetit të inteligjencës se përpjekjet e Kremlinit janë bërë për të ndihmuar zgjedhjen e tij president.

Coats tha se Rusia nuk është vendi i vetëm që po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet në SHBA, por nuk dha detaje të tjera. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

Botë
Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Bosnja
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Botë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori