LAJMI I FUNDIT:

Rusia: SHBA po provokon luftë nukleare

Rusia: SHBA po provokon luftë nukleare

Ministria e jashtme ruse ka shprehur shqetësim të madh lidhur me planet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të zbarkuar armët e reja nukleare në Evropë. Sipas Rusisë, ky veprim i SHBA-së po provokon luftë nukleare.

“Është shumë shqetësues fakti se si pjesë e modernizimit të arsenalit të armëve nukleare, SHBA-ja planifikon të zbarkojë në Evropë armë të reja nukleare të një preciziteti më të ulët”, ka thënë ministria, transmeton KosovaPress.


Sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS, këtë projekt të SHBA-së Rusia e konsideron shumë të rrezikshëm.

“Nuk duhet të harrojmë që Moska dhe Uashingtoni e kanë lënë prapa këtë opsion që prej 25 viteve. Duket se SHBA-ja do t’i kthehet praktikës së saj të papërgjegjshmërisë, duke përshkuar skajet e luftës nukleare”, thuhet në komunikatën e ministrisë së brendshme ruse.