LAJMI I FUNDIT:

Rusia regjistron vdekjen e parë nga coronavirusi

Rusia regjistron vdekjen e parë nga coronavirusi

Rusia ka raportuar vdekjen e pacientit të parë nga coronavirusi, ndërsa bëhet fjalë për një grua 79-vjeçare nga Moska.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, e moshuara vdiq të enjten në një spital të sëmundjeve infektive në Moskë, pasi kishte probleme tjera shëndetësore, përfshirë diabetin dhe hipertensionin.


Numri i rasteve nga coronavirusi në Rusi është dyfishuar gjatë javës së kaluar, me 147 të prekur që nga dita e djeshme.

Dje u raportua se Moska ka nisur ndërtimin e një spitali të ri ngjashëm me objektet që u ndërtuan në Kinë, në kulmin e shpërthimit të virusit.

Spitali i ri do të ketë shtretër për 500 pacientë dhe do të jetë gati për muajin tjetër.

Qeveria ka pretenduar se suksesi i saj ka buruar nga mbyllja e hershme e kufijve me Kinën dhe izolimi i shpejtë i rasteve të dyshuara.

Megjithatë ekzistojnë shqetësime se Rusia mund të jetë duke nënvlerësuar numrin zyrtar të atyre të infektuarve me coronavirus, në mënyrë që të shmangë panikun publik. /Telegrafi/