LAJMI I FUNDIT:

Rusia po ‘hakmerret’ ndaj qytetarëve të Khersonit

Rusia po ‘hakmerret’ ndaj qytetarëve të Khersonit

Forcat e Moskës kanë bombarduar Khersonin që kur u larguan nga qyteti, ka thënë një zyrtar ukrainas.

Qyteti u çlirua pas muajsh nën kontrollin rus – një moment kyç në luftën e vazhdueshme – por trupat e Moskës mbeten brenda rrezes së qitjes përtej lumit Dnipro aty pranë, përcjell Telegrafi.


Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak tha: “Nuk ka logjikë ushtarake: ata thjesht duan të hakmerren ndaj vendasve”.

Ndryshe, zyrtarët kishin paralajmëruar se rusët mund të përpiqen të bombardojnë qytetin nga jashtë në një mënyrë të ngjashme me atë që bënë në Mariupol dhe Severodonetsk.

Dhe ka pak që Ukraina mund të bëjë për ta ndalur këtë për momentin – pa i shtyrë më tej trupat ruse – një operacion që do të kërkonte forca të konsiderueshme njerëzore.

Forcat ruse të arratisura thuhet gjithashtu se lanë pas mjete shpërthyese dhe “kurthe” ndërsa trupat e Ukrainës u kthyen brenda qytetit.

Ndërkohë prokurorët ukrainas kanë thënë se kanë zbuluar katër “vende torture” ruse në qytetin jugor të Khersonit.

“Qendrat e ndalimit të përkohshëm” u zbuluan në katër ndërtesa që forcat ruse dyshohet se kishin përdorur gjatë pushtimit të qytetit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Gjatë pushtimit të qytetit, pushtuesit ndaluan ilegalisht njerëzit dhe i torturuan brutalisht”, tha zyra e prokurorit ukrainas në Telegram.

“U gjetën pjesë të shkopinjve gome, një shkop druri, një pajisje e përdorur nga rusët për të torturuar civilët me goditje elektrike, një llambë inkandeshente dhe plumba nga muret”.

“Njerëzit në qeli dhe bodrume iu nënshtruan metodave të ndryshme të torturës, dhunës fizike dhe psikologjike”, është thënë më tej.

Ndryshe, forcat ukrainase rimorën Kherson në fillim të këtij muaji pasi Rusia tërhoqi forcat e saj dhe zhvendosi disa prej tyre për të përforcuar pozicionet në rajonet lindore Donetsk dhe Luhansk.

Kievi ka akuzuar vazhdimisht Moskën për kryerjen e “krimeve të luftës” dhe “mizorive” që nga fillimi i agresionit më 24 shkurt – akuza që Rusia i ka mohuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Samiti i paqes për Ukrainën: Çfarë është dhe a do të jetë Rusia pjesë e tij?

Samiti i paqes për Ukrainën: Çfarë është dhe a do të jetë Rusia pjesë e tij?

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Amerika
Kalo në kategori