LAJMI I FUNDIT:

Rusia përcjell me vëmendje ushtrimet e NATO-s në Baltik

Rusia përcjell me vëmendje ushtrimet e NATO-s në Baltik

Moska po përcjell me vëmendje ushtrimet e NATO-s në afërsi të kufijve të saj dhe ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov me rastin e stërvitjeve ushtarake që po mbahen në rajonin baltik.

“Ne gjithmonë me vëmendje përcjellim të gjitha manovrat e NATO-s, sidomos ato ushtrime që mbahen në afërsi të kufijve tanë”, tha Peskov.


Në Poloni dhe vendet baltike dje kanë nisur ushtrimet ushtarake të krahut lindor të NATO-s, në të cilat po marrin pjesë rreth 18 mijë ushtarë nga 19 vende, kryesisht anëtare të Aleancës Veri-atlantike.

SHBA komandon me batalionin multinacional të NATO-s në Poloni, derisa Kanadaja, Britania e Madhe dhe Gjermania janë në krye të batalioneve të ngjashme të vendosura në vendet baltike, Lituani, Letoni dhe Estoni, ku janë duke u mbajtur manovrat.

Ky është numri më i madh i ushtarëve në manovra që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë dhe ka për qëllim të inkurajojë vendet evropiane aleate të SHBA-së në lindje, të cilat janë të brengosura për shkak të manovrave të shpeshta ruse në afërsi të kufijve të tyre dhe për shkak të konfliktit në Ukrainë.

Ushtrimet vjetore Saber strike organizohen për herë të tetë dhe mbahen deri më 15 qershor.

Ato po mbahen në momentin kur Polonia paralajmëroi të jetë nikoqir i përhershëm i trupave të kontingjentit amerikan, ashtu sikurse kishte vepruar Gjermania pas Luftës së Dytë Botërore. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori