LAJMI I FUNDIT:

Rusia fiton në hapje të Kampionatit Botëror ndaj Arabisë Saudite

Rusia fiton në hapje të Kampionatit Botëror ndaj Arabisë Saudite

Kombëtarja e Rusisë e ka filluar mbarë Kampionatin Botëror në shtëpi të vet, ku në Luzhniki Stadium ka mposhtur Arabinë Saudite me rezultat të thellë 5-0.

Plot 81 mijë shikues ishin të pranishëm në stadiumin më të madh të ngjarjes më të madhe të këtij Botërori.


Festa e golit të parë, Foto: Getty Images

Fillimisht një ceremoni hapëse i parapriu këtij takimi, ku në një koreografi madhështore filloi kampionati i 21-të në histori.

Atmosfera fantastike shtyu ekipin vendas drejt golit qysh në minutat e parë.

Festa jashtë stadiumit, Foto: Getty Images

Yuri Gazinskiy shënoi pas 12 minutash lojë goiln e parë të këtij kampionati me anë të krosimit të Golovin.

Dominimi i hatashëm i Rusisë vazhdoi deri në fund të pjesës së parë, kur Denis Cheryshev me një manipulim fantastik të topit hutoi gjithë mbrojtjen arabe duke shënuar për 2-0.

Trajneri i Rusisë me festin interesant, Foto: Getty Images

Arabia Saudite nuk po arrinte që të dilte para portës, kryesisht për shkak të mungesës së kombinimeve të sakta.

Dzyuba pas 71 minutash lojë shfrytëzoi këtë mos përqëndrim të mysafirëve, duke shënuar për 3-0 me asistimin e dytë të Golovin në këtë takim.

Denis Cheryshev në minutën e fundit të takimit me një gol fantastik me të jashtmen deklasoi portierin.

Por, rezultatin përfundimtar e vulosi Golovin me një supergol nga gjuajtja e lirë, duke deklasuar sërish portierin.

Kështu, Rusia filon mbarë aventurën si nikoqire e Botërorit, duke kryesuar Grupin A, por që Egjipti dhe Uruguai nesër (e shtunë) zhvillojnë ndeshjen e parë në këtë garë.

Rusia ndeshjen e ardhshme e zhvillon më 19 qershor ndaj Egjiptit në St. Petersburg Stadium. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori