LAJMI I FUNDIT:

Rusi, migrantëve nuk u lejohet të punojnë në Siberi

Rusi, migrantëve nuk u lejohet të punojnë në Siberi

Rajoni rus i Siberisë nuk u lejon migrantëve që t’i kryejnë disa punë, që duket se është përpjekje për uljen e papunësisë gjatë rënies ekonomike.

Në vendimin e publikuar sot nga guvernatori i Novosibirskut, Vladimir Gorodetsky, migrantëve nuk u lejohet puna në shkolla, peshkatari, në xeherore dhe industri të drurit.


Migrantët, së shpejti, nuk do të mund punojnë në mënyrë të rregullt as për kompanitë që prodhojnë ushqim të foshnjave, pastaj si shoferë të taksive ose të autobusëve, kontabilistë, juristë ose sekretarë.

Në këtë vendim, që hynë në fuqi brenda tre muajsh, nuk jepet ndonjë arsyetim për këtë ndalesë të gjërë.

Sikur shumë rajone në Rusi, në Novosibirsk, që kufizohet me Kazakistanin, ka pasur fluks të dhjetëra mijëra punëtorëve migrantë nga shtetet ish-sovjetike në Azinë Qendrore, kryesisht nga Kirgizia, Taxhikistani dhe Uzbekistani. /Rel/Telegrafi/