Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” ka analizuar sipas mënyrës se saj lobimin e shqiptarëve në Amerikë dhe arritjen e mbështetjes së Washingtonit zyrtar për pavarësinë e Kosovës.
Kjo agjenci kritikon Serbinë për mungesë të lobit të fuqishëm në SHBA, duke theksuar se shqiptarët qysh në shekullin e 19-të kanë nisur të mendojnë për këtë formë të përkrahjes.
“Zyrtarët kosovarë në vitin 1999 për herë të parë angazhuan një shtëpi lobuese në Amerikë, dhe sot e asaj dite kanë marrëveshje për përfaqësim, marrëveshje kjo që deri me tash tri herë është ripërtërirë dhe ligjërisht është valide deri në vitin 2017”, shkruan “Sputnik”, transmeton lajmi.net.
Nenad Vasiq, bashkëpunëtor shkencor i Institutit për politikë ndërkombëtare dhe ekonomi dhe autori i trilogjisë për lobim, thotë se kjo çfarë kanë bërë kosovarët është krejtësisht normale dhe nuk ka asgjë të pazakontë.
“Është e njohur se lobimi është legjitim dhe valid si në interesin personal ashtu edhe në atë shtetëror dhe nacional”, thotë Vasiq.
Sipas tij, shembulli më i mirë i lobimit të fuqishëm është rasti i Kosovës, që sipas tij, me ndihmën e lobistëve amerikanë, para se gjithash, ka arritur pavarësinë.
Dhe kjo nuk është e gjitha, pasi që sipas Vasiqit, shqiptarët edhe sot shumë seriozisht i përdorin shtëpitë e lobimit për arritjen e qëllimeve të tyre.
“Lobimi është punë e shtrenjtë”, thuhet në analizën e “Sputnikut”, kështu që angazhimi i lobistëve kushtin nga 350 mijë deri në 500 mijë dollarë në vit, plus pagesat e udhëtimeve dhe shpenzimeve të telefonit.
Shqiptarët, thotë Vasiq, shumë herët e kanë kuptuar fuqinë e lobimit, kështu që emra të njohur të lobimit kanë nisur t’i angazhojnë qysh në fund të shekullit 19-të.
“Megjithatë, nga ajo kohë e deri tek kjo e sotme që kanë arritur shumë, janë nisur në fundit të viteve të 80-ta, kur një delegacion i lartë amerikan aso kohë vizitoi Kosovën. Në atë delegacion ishte Antala Lantosh, më vonë i njohur si lobist shqiptar, i cili në vitin 1990 organizoi konferencën e parë për të drejtat e njeriut në Jugosllavi, me theks të veçantë në Kosovë”, shkruan “Sputnik”.
Kësaj konference, thekson Vasiq, i kishte parapri vizita e senatorëve dhe kongresistëve amerikanë, në mesin e të cilëve ishte edhe Robert Dol, themelues i lobit amerikano-shqiptar, i cili më vonë u bashkuar me presidentin Bill Clinton.
Sa u përket serbëve, “Sputnik” shkruan se lobi atyre nuk ju shkon për dore.
“Ashtu si Millosheviqi në vitet 90-ta, njëjtë edhe opsionet demokratike të cilat menaxhuan me Serbinë pas vitit 2000 nuk mësuan çfarë do të thotë lobi i mirë. Kështu ndodhi që Serbia të jetë i vetmi vend nga ish Jugosllavia që as sot zyrtarisht nuk ka grup lobimi në Amerikë”, shkruan portali rus.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë