LAJMI I FUNDIT:

“Rusët tek portat”, Suedia rikthen shërbimin ushtarak

“Rusët tek portat”, Suedia rikthen shërbimin ushtarak

Qeveria suedeze vendosi që të rikthejë në fuqi shërbimin e detyrueshëm ushtarak, një lëvizje që mbështetet nga deputetët e vendit.

Kjo do të thotë se 4000 meshkuj dhe femra do të thirren në shërbim që prej 1 janarit të viti të ardhshëm.


Ata do të zgjidhen mes 13.000 të rinjve që kanë lindur në vitin 1999, të cilëve do t’i kërkohet që të bëjnë teste fizike dhe psikologjike.

Suedia është një vend neutral, por së fundmi është shqetësuar nga stërvitjet ushtarake ruse në Baltik.

Në kuadër të situatës së re në rajon, shtatorin e shkuar, Suedia riktheu një garnizon ushtarak në ishullin Gotland, i cili gjendet mes bregdetit suedez dhe tre shteteve baltike, ish-republika sovjetike.

Zyrtarë të ministrisë suedeze të Mbrojtjes thanë se rikthimi tek shërbimi i detyrueshëm ushtarak u nxit nga ndryshimi i situatës në rajon dhe aktiviteti ushtarak i Rusisë është një prej arsyeve, përcjell tch.

Rekrutët e rinj do të shërbejnë nga 9 deri në 12 muaj dhe qëllimi është të nxiten të bëhen ushtarakë profesionistë, ose t’i bashkohen rezervistëve.

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak ekzistonte në Suedi deri në vitin 2010, por më parë rekrutoheshin vetëm meshkuj, ndërsa tashmë do të rekrutohen edhe femra.

Ministria suedeze e mbrojtjes tha se 70% i parlamentit e mbështet këtë vendim për të përforcuar ushtrinë.

Suedia nuk është në NATO, siç janë fqinjët e saj Norvegjia dhe Danimarka.

Sistemi suedez i rekrutimit është një përzierje mes vullnetarëve dhe atyre me detyrim dhe do të modelet sipas versionit norvegjez.

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Publikohen pamjet se si luftojnë ushtarët e huajë në krah të ukrainasve kundër rusëve

Publikohen pamjet se si luftojnë ushtarët e huajë në krah të ukrainasve kundër rusëve

Evropa
Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Botë
Pse dhe për kë është e rëndësishme rezoluta për Srebrenicën?

Pse dhe për kë është e rëndësishme rezoluta për Srebrenicën?

Bosnja
“Kështu i bëja për vete zyrtarët e huaj”, ish-agjentja ruse vjen me një rrëfim të rrallë për mediat amerikane

“Kështu i bëja për vete zyrtarët e huaj”, ish-agjentja ruse vjen me një rrëfim të rrallë për mediat amerikane

Evropa
SHBA njofton paketën e radhës 370 milionë euroshe për Ukrainën

SHBA njofton paketën e radhës 370 milionë euroshe për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori