LAJMI I FUNDIT:

Rusët shesin për 480 mijë dollarë apartamentin e Volodymyr Zelenskyt në Krime

Rusët shesin për 480 mijë dollarë apartamentin e Volodymyr Zelenskyt në Krime

Një apartament në Krime në pronësi të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, e kanë shitur forcat pushtuese ruse në ankand.

Apartamenti prej 120 metrash katrorë në resortin luksoz Jalti në jug të gadishullit, u shit për 44.3 milionë rubla (480 mijë dollarë), që është gati dyfishë nga çmimi fillestar, transmeton Telegrafi.

Ishin vetëm dy ofertues. Pronari zyrtar i mëparshëm i apartamentit ishte gruaja e Zelensky, Olena, e cila e bleu atë në vitin 2013, një vit para se Rusia të pushtonte gadishullin. Në atë kohë, Zelensky ishte ende një aktor.


Apartamenti ka tri dhoma me pamje nga Deti i Zi dhe pallati Livadi, rezidenca verore e Nikollës II, carit të fundit rus.

Shpronësimi u krye në fillim të këtij viti pas një ndryshimi të ligjit të miratuar unanimisht nga Parlamenti i Krimesë. Disa nga të ardhurat thuhet se do të përdoren për luftën kundër Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Forcat ukrainase godasin sistemin raketor rus që kushton 10 milionë dollarë

Forcat ukrainase godasin sistemin raketor rus që kushton 10 milionë dollarë

Evropa
Moti i ligë godet Kroacinë, shikoni çfarë përjetuan njerëzit në det të hapur në Split

Moti i ligë godet Kroacinë, shikoni çfarë përjetuan njerëzit në det të hapur në Split

Kroacia
Forcat izraelite hyjnë në Liban - duan çmontimin e bazave të Hezbollahut

Forcat izraelite hyjnë në Liban - duan çmontimin e bazave të Hezbollahut

Azia
Skena të tmerrshme nga India - ura shembet gjatë fluksit të madh të veturave, raportohet për viktima

Skena të tmerrshme nga India - ura shembet gjatë fluksit të madh të veturave, raportohet për viktima

Azia
Udhëheqësi i kurdëve foli papritur nga burgu: Fundi i luftës - kemi arritur qëllimin tonë, Turqia na njeh

Udhëheqësi i kurdëve foli papritur nga burgu: Fundi i luftës - kemi arritur qëllimin tonë, Turqia na njeh

Turqia
Trump tha se kërcënoi të bombardonte Moskën nëse Putin sulmonte Ukrainën, tregojnë kasetat e mbledhjes së fondeve të vitit 2024

Trump tha se kërcënoi të bombardonte Moskën nëse Putin sulmonte Ukrainën, tregojnë kasetat e mbledhjes së fondeve të vitit 2024

Amerika
Kalo në kategori