LAJMI I FUNDIT:

Rukiqi i LDK-së: Rryma u shtrenjtua për të paguar importet e ndërmjetësuara nga Martin Berishaj

Rukiqi i LDK-së: Rryma u shtrenjtua për të paguar importet e ndërmjetësuara nga Martin Berishaj

Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka reaguar pas vendimit të ZRrE-së për shtrenjtimin e faturave të rrymës për rreth 15 për qind.

Reklama

Përmes një reagimi në Facebook, Rukiqi tha se ky shtrenjtim është bërë për ta paguar importin e ndërmjetësuar nga ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

“Edhe 15% me pak ne xhepat tonë, për të paguar mes tjerash, edhe importet e energjisë të ndërmjetësuara nga Martin Berishaj”, ka shkruar Rukiqi.

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) në Kosovë ka bërë të ditur se tarifat e reja për energji elektrike pritet të jenë më të larta nga 1 prilli për rreth 15 për qind.

Bordi i ZRrE-së, në mbledhjen e mbajtur të enjten, ka miratuar tarifat e reja për KESCO-n, në të cilën është vendosur që të Hyrat e Lejuara Maksimale për vitin 2023 të jenë rreth 400 milionë euro.

Ndërsa, ZRrE në mbledhjen e sotme nuk ka aprovuar edhe kërkesën e KEK-ut që të rritet çmimi i megavatit të energjisë që kjo korporatë ia shet KEDS-it dhe KOSTT-it nga 29.5 në 32.5 euro./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapja e Cinestar Megaplex në Prishtina Mall! Sot në ora 15 kinemaja më e madhe dhe më e bukur në Evropën Juglindore hap dyert

Hapja e Cinestar Megaplex në Prishtina Mall! Sot në ora 15 kinemaja më e madhe dhe më e bukur në Evropën Juglindore hap dyert

Cinestar
Përjetoni qetësinë malore dhe shijoni vilat luksoze “Two Friends” duke u bërë njëri nga pronarët e tyre

Përjetoni qetësinë malore dhe shijoni vilat luksoze “Two Friends” duke u bërë njëri nga pronarët e tyre

Two Friends
Ma lirë s’ka – me 3 euro nga Albi Mall në qendër të Prishtinës përmes Shoferi Im dhe City Taxi

Ma lirë s’ka – me 3 euro nga Albi Mall në qendër të Prishtinës përmes Shoferi Im dhe City Taxi

City Taxi
Shije e nivelit botëror në Prishtinë me 6 dhe 7 maj – Zgjidhje për çdo Chef

Shije e nivelit botëror në Prishtinë me 6 dhe 7 maj – Zgjidhje për çdo Chef

Frigo Deluxe
Javë e çmendur në VITALAND – 300 dhurata FALAS e shumë aktivitete nga 1 deri me 7 qershor!

Javë e çmendur në VITALAND – 300 dhurata FALAS e shumë aktivitete nga 1 deri me 7 qershor!

Vitaland
“Kawa Group” do të punësojë 100 punëtorë

“Kawa Group” do të punësojë 100 punëtorë

Ekonomi
Kalo në kategori