LAJMI I FUNDIT:

Rukiqi kundërshton shifrat e Muratit për rritjen ekonomike, publikon të dhëna tjera

Rukiqi kundërshton shifrat e Muratit për rritjen ekonomike, publikon të dhëna tjera

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, ka vënë në dyshim shifrat për ekonominë që ka prezantuar ministri i Financave Hekuran Murati në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin Kurti.

Përmes një shënimi në Facebook ai ka thënë se shifrat që ka prezantuar Murati nuk përkojnë me realitetin.


Duke komentuar pjesën ku flitet për rritjen e Bruto Prodhimit Vendor (BPV), ai ka thënë se nuk ka jetë më të mirë për qytetarët e as zhvillim.

“Murati:

– Në vitin 2020, BPV ishte 6.7 miliardë euro.

– Në vitin 2023, BPV ishte 9.6 miliardë euro

Realiteti:

Prapë e krahason një vit pandemik (recesion ekonomik) me një vit ekonomik, me inflacion të lartë dhe rritje të vazhdueshme të çmimeve. Na tregon një rritje nominale të GDP-së, që është puro rezultat i rritjes së çmimeve. Kjo rritje e pretenduar e Muratit, s’ka prodhuar as zhvillim e as jetë me të mirë për qytetarët.

– Në dy vitet e fundit, 30,000 qytetarë i janë shtuar listës të të varfërve;

Murati për kritikat e opozitës: Nëse janë mbyllur dy mijë biznese, 12 mijë tjera janë hapur
Lexo po ashtu Murati për kritikat e opozitës: Nëse janë mbyllur dy mijë biznese, 12 mijë tjera janë hapur

– Në qeverisjen Kurti, përjashto vitet e pandemisë, është periudha me rritjen ekonomike me të ulët (mesatarja është 3%), në tërë periudhën e pavarësisë;

– Inflacioni më i lartë në periudhën e pasluftës: për tri vite ka arritur në 23%.

– Dallimi mes eksportit dhe importit, është thelluar, duke arritur deficit tregtar mbi 5 miliardë euro në vitin 2023. Kjo rritje është paradoksale për një qeveri që ka premtuar ulje të varësisë nga importet dhe rritje të prodhimit vendor”.

Sa i përket rritjes së qarkullimit të bizneseve, Rukiqi thotë se kjo ka ardhur për shkak të rritjes së çmimeve.

“Murati

– Në vitin 2019, qarkullimi i bizneseve ishte 12.5 miliardë euro

– Në vitin 2023, qarkullimi i bizneseve ishte 19.7 miliardë euro

Realiteti:

Qarkullimi i bizneseve është rritur si pasojë e inflacionit (23% në tri vitet e fundit). Çmime me të larta të produkteve të importuara = qarkullim më i lartë. Nuk është rritur numri i njësive të shitura (volumi tregtar), por janë rritur çmimet për njesitë e njëjta të shitura”.

Duke folur për rritjen e punësimit që e prezantoi Murati, Rukiqi thotë se Trusti tregon që rreth 10 mijë të punësuar në fund të vitit 2023 rezultojnë se kanë humbur vendet e punës.

Murati tha se ekonomisë i janë shtuar 2.9 miliardë euro, reagon Bajrami: Kë po provoni ta mashtroni
Lexo po ashtu Murati tha se ekonomisë i janë shtuar 2.9 miliardë euro, reagon Bajrami: Kë po provoni ta mashtroni

“Murati:

– Në vitin 2021, kishte 350,000 të punësuar

– Në vitin 2023, kishte 420,000 të punësuar

Realiteti:

Sipas statistikave zyrtarë të Trustit të Kursimeve Personale, numri i të punësuarve në Dhjetor të vitit 2023 ka qenë 340,000, pra 10,000 më pak se kur e kanë marrë mandatin kjo Qeveri”, ka shkruar Murati.

Në fund zyrtari i LDK-së thotë se një gjë është e saktë për këtë Qeveri: “Ka premtuar NDRYSHIM. Ka sjell NDRYSHIM, për të keq”.