LAJMI I FUNDIT:

Murati për kritikat e opozitës: Nëse janë mbyllur dy mijë biznese, 12 mijë tjera janë hapur

Murati për kritikat e opozitës: Nëse janë mbyllur dy mijë biznese, 12 mijë tjera janë hapur

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se gjatë tri viteve të qeverisjes, Kosova është vendi me borxhin më të ulët publik në Evropë.

Nga viti 2019 e deri më tani, Murati deklaroi se janë shtuar vende të reja të punës përmes projekteve dhe thirrjeve të ndryshme të Qeverisë, ndërsa borxhet nga bizneset janë ulur.


Ai tha se janë mijëra biznese që në mënyrë të rregullt paguajnë tatim shtetëror.

“Opozita është mësuar që po mbyllen shumë biznese. Thonë se janë dy mijë biznese të mbyllura, ama nuk i përmend 12 mijë biznese të tjera që janë hapur”, tha Murati, sipas të cilit, asnjëherë më parë nuk ka pasur mbështetje të kredive investive, që ka ndihmuar bizneset të rrisin kapacitetet e tyre për investim, më shumë se që kishte në tri vitet e fundit.

Murati tha se ekonomisë i janë shtuar 2.9 miliardë euro, reagon Bajrami: Kë po provoni ta mashtroni
Lexo po ashtu Murati tha se ekonomisë i janë shtuar 2.9 miliardë euro, reagon Bajrami: Kë po provoni ta mashtroni

“Kemi mbështet bizneset direkt edhe me masa të punësimit. Secili biznes që ka pasë mundësi dhe nevojë, ne si shtet kemi ofruar mbështetjen tonë, duke filluar nga platforma ‘Superpuna’. Kemi pas edhe masa për mbështetjen për punësimin e grave, personave me aftësi të kufizuara e shtresave të margiinalizuara”, deklaroi ai.

“Që nga dita parë jemi ballafaquar me sfida të jashtëzakonshme, sepse nuk ka qenë e zakonshme të ketë pandemi që ndodh njëherë në 100 vite, s’ka qenë e jashtëzakonshme të ketë luftë në territorin e Evropës me këto përmasa dhe të shkaktojë rritje të kostos së jetesës. Po ashtu kemi pasimin edhe me ngritje të normave të interesit nga Banka Qendrore Evropiane si rezultat i shkallës së lartë të inflacionit”.

“Të gjitha këto kanë ndodhë në këto tre vite dhe janë të gjitha sfida të cilat kanë arritur që të jenë sfida kogja të renda edhe për shtetet shumë më të konsoliduara e zhvilluara ekonomikisht. Nëse shohim gjatë këtyre tre viteve zhvillimet sa i përket Bruto Prodhimit Vendor, kur e kemi marrë qeverisjen GDP ka qenë në nivelin 6.7 miliard euro, kurse tash për vitin 2023 ka arritur nivelin prej 9.6 miliard euro, pra kemi gati 3 miliard euro shtim. Në qeverisjet e kaluara është dashur tre vite për të ja shtuar ekonomisë një miliard”, tha Murati.