LAJMI I FUNDIT:

Murati tha se ekonomisë i janë shtuar 2.9 miliardë euro, reagon Bajrami: Kë po provoni ta mashtroni

Murati tha se ekonomisë i janë shtuar 2.9 miliardë euro, reagon Bajrami: Kë po provoni ta mashtroni

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, pasi tha se ekonomia e vendit ka vazhduar rritjen edhe në tremujorin e katërt gjatë vitit të kaluar, duke dëshmuar qëndrueshmëri të bizneseve tona përballë sfidave të njëpasnjëshme.

Bajrami statistikat e Muratit i ka qujtur mashtrime, duke thënë se ka pasur inflacion enorm mbi 23 për qind.


“Hekurani qenka bërë kreativ këtë të dielë, por rritja ekonomike sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës duket si në foton me poshtë. Derisa gjatë këtij mandati ka pasë inflacion enorm mbi 23% në kumulativ (2021: 3.4%; 2022: 11.6%; 2023: 5%; shkurt 2024: 2.2%), janë dhënë mbi 240 milionë euro tenderë njëburimor e investimet kapitale të nivelit qendror në 2023 janë sa ato të vitit 2017 vetëm 349 milionë euro. Kënd po provoni ta mashtroni”, shkroi Bajrami.

Duke e cituar ASK-në, Murati tha se për TM4 2023 rritja reale e ekonomisë ishte 3.96%.

Murati: Ekonomia e vendit në rritje, për tri vite i janë shtuar 2.9 miliardë euro
Lexo po ashtu Murati: Ekonomia e vendit në rritje, për tri vite i janë shtuar 2.9 miliardë euro

Këto shifra anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Berat Rukiqi, Rukiqi i ka quajtur manipulim të ministrit Murati.

“Ja si manipulon një i paaftë i pushtetit. Një vit me recesion (rritje negative ekonomike), me aktivitet të përgjysmuar ekonomik, e krahason me një vit me inflacion, me rritje çmimesh, rrjedhimisht me qarkullim të rritur, jo nga rritja reale e aktivitetit ekonomik, por nga rritja e çmimeve, në kurriz të qytetareve të vendit”, thotë ai.

Sipas Rukiqit mbi tre mijë qytetarë i janë shtuar listës së të varfërve.

“Ministër, qytetarët në hall, po marrin kredi dhe mbitërheqje në banka, me norma të larta të interesit, për të përballuar shpenzimet”.

“Këta qytetarë që nuk mund të përballojnë jetën e shtrenjtë, do të duhej të ishin brenga jote, e jo manipulimi me grafikone. Fatkeqësisht, për vendin dhe qytetarët, ti je ndër të paaftit e shumtë në këtë qeveri./Telegrafi/