Kriza politike do t’i pamundësojë vendit që të ketë një rimëkëmbje ekonomike të shpejt pas pandemisë dhe asnjë pako për bizneset nuk do të realizohet për shkak të mungesës në vendimmarrje. Kështu thotë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi i cili shton se ekonomia vendore për shkak të pandemisë kanë humbur deri në 10 milionë euro në ditë.
Rukiqi kërkon nga liderët e partive politike në vend që ta shohin rimëkëmbjen ekonomike dhe të sektorit privat si garanci për funksionimin e shtetit.
“Është edhe situatë politikë e pa qëndrueshme dhe me shumë probleme në vendimmarrje. Ne besojmë që asnjë pako tash nuk mund të funksionoj nëse s‘ka edhe një bashkëpunim të parlamentit me qeverinë për shkak se kërkohet ndryshim i ligjeve, ligje për marrëveshje ndërkombëtare për borxh siç mund të jetë me Bankën Botërore ose me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ose me bankën gjermane. Megjithatë çdo lëvizje që nënkupton huazim të mjeteve ose ndarje të mjeteve nga këto institucione financiare ndërkombëtare nënkupton edhe kalim të marrëveshjeve të ndryshme në qeveri, por pastaj edhe në parlament. Ky binom nuk po funksionon për shkak të bllokadës politike, shkarkimit të Qeverisë dhe mosnjohjes së kësaj qeverie nga parlamenti. Shpresojmë që do të ketë një arsyeshmëri te të gjithë liderët politik, ta shohim këtë rimëkëmbje të ekonomisë dhe të sektorit privat, edhe si garanci të rëndësishme të funksionimit të shtetit. Nëse ne dështojmë në aspektin ekonomik, për askënd qeverisja nuk do të jetë as e lehtë, as e këndshme”, thotë Rukiqi, për KosovaPress .
Ai ka deklaruar se 40 për qind e kompanive në Kosovë nuk kanë funksionuar në kohën e pandemisë, e që kanë pësuar edhe në të hyra. Krizën ekonomike për Kosovën, ai thotë se e kanë paraparë edhe Banka Botërore dhe FMN-ja.
“Në bazë të llogarive që i ka bërë tash Banka Botëror, Fondi Monetar Ndërkombëtar për rënien ekonomike dhe në bazë të asaj se çka ka vlerësuar Banka Qendrore dhe në bazë të hulumtimit tonë që kemi pasur me biznese, del që diku 9-10 milionë euro janë humbje ditore të ekonomisë për këtë kohën sa ka qenë komplet pjesa dërmuese ekonomisë, ose për kohën kur një pjesë e madhe e sektorëve kanë funksionuar vetëm një pjesë të kapaciteteve. Në këtë rast te prodhimi jo më shumë se 50 për qind, ndërtimi derisa është mbyll jo më shumë se 20 për qind. Pra, kemi një numër të madh të kompanive të cilat pothuajse nuk kanë funksionuar fare. Edhe hulumtimi ynë, edhe nga të dhënat që I kemi nga konsumi i energjisë elektrike, na japin një të dhënë që 40 për qind e kompanive në Kosovë nuk kanë funksionuar fare në këtë kohën sa kanë qenë masat kufizuese për parandalimin e pandemisë”, deklaron ai.
Ndërsa, për përkrahjen e shtetit, sipas Rukiqit ende nuk ka përkrahje të mjaftueshme për kompanitë vendore pas situatës së krijuar nga koronavirusi.
Ai thotë se OEK-u kërkon që mjetet nga Pakoja Emergjente Fiskale sa më shpejt të shpërndahen dhe me urgjencë të ndërmerren veprimet për rimëkëmbje ekonomike.
“Jo vetëm te prodhuesit, por tek asnjë kategori nuk ka mbërri ndihma e shtetit sa duhet pasi pjesa më e madhe e saj ka qenë emergjente dhe sociale, jo drejtpërdrejt e fokusuar te bizneset. Normal, është lehtësim edhe pjesa e punëtorëve dhe e qirave. Mendojmë që ka vonesa, mjetet tashmë do të duhej të ishin në biznes, ekonomi, te punëtorët. E dyta, edhe në pjesën e kompensimit ka pasur hapësirë që të ketë një vlerë që ndikon në minimizimin e dëmeve. Në përgjithësi pjesa dërmuese e bizneseve nuk janë të kënaqura me masat për shkak se janë në situatë mjaft të vështirë”, tha Rukiqi.
Kreu i OEK ka thënë të gjithë sektorët janë të prekur nga pandemia COVID-19, që do të ketë implikime negative në rritjen ekonomike për Kosovën sikur për të gjitha shtetet që janë prekur nga koronavirusi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Diaspora solli në Kosovë mbi 112 milionë euro gjatë marsit
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre