Rukiqi: Kosova ka nevojë për më shumë prodhim vendor të energjisë dhe më pak varësi nga importi

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Berat Rukiqi ka reaguar ndaj kritikave lidhur me angazhimin e tij në sektorin e energjisë, duke theksuar se kontributi i tij ka qenë i fokusuar në rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe forcimin e sigurisë energjetike të vendit.
Përmes një postimi publik, Rukiqi tha se prej vitesh është i angazhuar në zhvillimin dhe promovimin e projekteve të energjisë solare në Kosovë, duke përmendur iniciativa që përfshijnë kapacitete nga 4 megavat deri në mbi 100 megavat.
"Ministre dhe ju propaganduesit e tjerë. Po, unë merrem me energji. Por me një dallim të madh prej teje: unë angazhohem për prodhimin e energjisë në Kosovë, ndërsa ti nuk ke arritur të shtosh as edhe 1 megavat të vetëm.Po, prej vitesh zhvilloj dhe promovoj projekte të energjisë solare, nga 4 MW deri në mbi 100 MW kapacitet (parqe solare)Që nga viti 2020 jam angazhuar publikisht për ta sjellë Gazin e Lëngshëm Amerikan (LNG) në Kosovë, një mundësi strategjike që ju e refuzuat me arsye banale.I gjithë angazhimi im në sektorin e energjisë ka vetëm një qëllim: më shumë prodhim vendor, më shumë energji e gjelbert, më shumë siguri energjetike dhe më pak varësi nga importi.Sepse çdo megavat i prodhuar në Kosovë është më pak para për Hamovicin e monopolistët e tjerë të mafisë energjetike", ka shkruar Rukiqi. /Telegrafi/










































