LAJMI I FUNDIT:

Rukiqi: Ka ardhur koha të largohen masat kufizuese për sektorin e ekonomisë

Rukiqi: Ka ardhur koha të largohen masat kufizuese për sektorin e ekonomisë

Pas rënies së rasteve të infektuarve me COVID-19 në Kosovë Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se ka ardhur koha që masat kufizuese të largohen për secilin sektor të ekonomisë.

Rukiqi, në një postim në Facebook është shprehur se vizitat nga mërgimtarët janë infuzioni i domosdoshëm për ekonominë e vendit.


“Sot, as 2 % e te testuarve nuk kane rezultuar pozitiv me COVID-19. Koha qe masat kufizuese per secilin sektor te ekonomise te largohen. Koha qe veren ta presim te hapur dhe me gjallerine me te cilen karakterizohet. Turizmi veror (vizitat nga mergimataret) jane infuzioni i domosdoshem per ekonomine tone” (sic), ka shkruar Rukiqi në Facebook.

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit përmes një komunikate për media, ka njoftuar sot se ka shtyrë të gjitha veprimet që ka pasur plan t’i vë në praktikë, pasi që sipas tyre kanë marrë premtime nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, për lirim të masave.

Takimi mes përfaqësuesve të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit dhe ministri Vitia është zhvilluar më datën 18 maj, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, në Kosovë numri i rasteve të reja me COVID-19 ka shënuar rënie kohëve të fundit, ndërkohë është duke vazhduar vaksinimi i qytetarëve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori