LAJMI I FUNDIT:

RTV 21 përforcohet me Jones, qëndron Roberson

RTV 21 përforcohet me Jones, qëndron Roberson

Skuadra e RTV 21 ka arritur të sigurojë shërbimet e Kendrick Jones, i cili është bërë lojtari i katërt i transferuar këtë afat kalimtar. Në skuadër do të qëndrojë edhe amerikani Brandon Roberson.

“Tashmë kemi arritur marrëveshje me Kendrick Jones dhe në ditët në vijim pritet që t’i bashkohet skuadrës. Jam shumë i kënaqur që arritëm të sigurojmë shërbimet e Jonesit, pasi që bëhet fjalë për një basketbollist mjaft cilësor dhe do të jetë një zëvendësim i mrekullueshëm për Joshuan”.

“Roberson është lojtar i yni dhe kjo tashmë është zyrtare, pas disa problemeve ndërmjet Robersonit dhe skuadrës së tij, gjithçka është qartësuar dhe ai do të qëndroj tek ne dhe ka nënshkruar kontratë deri në përfundim të stinorit”, tha ndihmës-trajneri i klubit, Leart Hoxha, për Sport./Telegrafi/