Polonia forcon krahun lindor të NATO-s me aeroplanët luftarakë amerikanë F-35

Polonia ka marrë dërgesën e parë të aeroplanëve luftarakë F-35 nga SHBA, ndërsa shton përpjekjet për të forcuar mbrojtjen në krahun lindor të NATO-s.
Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, priti mirë tre aeroplanët luftarakë teksa zbarkuan në bazën ajrore të Lask, duke përshëndetur ata që ai i quajti "rojet e reja të qiellit polak".
“Këta janë aeroplanët e parë luftarakë të gjeneratës së 5-të në krahun lindor të NATO-s, të aftë të zbulojnë kërcënimet përpara se ato vetë të dallohen”, shkroi ai në X.
“Për Poloninë, kjo nuk është thjesht pajisje e re, por një hap drejt ligës globale elitare të forcave ajrore moderne”, shtoi ai.
Witajcie w Polsce! 🇵🇱
Trzy F-35 wspólnie na niebie z naszymi F-16… pic.twitter.com/5U4l9IaZmI
— Władysław Kosiniak-Kamysz (@KosiniakKamysz) May 22, 2026
Raportohet se Polonia ka porositur nga SHBA 32 aeroplanë luftarakë shumërolësh F-35, të cilët janë ndërtuar nga kontraktori i mbrojtjes Lockheed Martin.
Aeroplanët konsiderohen si disa nga aeroplanët luftarakë më të përparuar që operohen aktualisht nga shtetet e NATO-s.
Në Evropë, F-35 janë në shërbim të kombeve si Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Norvegjia, Holanda, Belgjika, Italia dhe Danimarka.
Polonia nënshkroi kontratën për të blerë 32 aeroplanë luftarakë në vitin 2020. Dërgesat e të gjithë aeroplanëve pritet të përfundojnë deri në vitin 2030. /Telegrafi/







































