LAJMI I FUNDIT:

Rruga në fshatin Bardhosh të Prishtinës gjendje të mjerueshme, nuk kalohet as në këmbë

Rruga në fshatin Bardhosh të Prishtinës gjendje të mjerueshme, nuk kalohet as në këmbë

Rruga në fshatin Bardhosh të Prishtinës, tash e pesë vite është në gjendje të keqe. Mirëpo, listës së problemeve që po shqetësojnë banorët e këtij fshati i shtohen edhe mungesa e kanalizimit dhe ujësjellësit. Nga kërkesat që ata i kanë drejtuar Komunës, thonë se nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Gjendja e keqe e kësaj rruge, po i shkakton vështirësi Behxhet Recicës, i cili çdo ditë duhet të kalojë përgjatë saj.


Sipas tij, rruga e fshatit Bardhosh të kryeqytetit, edhe më keq bëhet kur ka reshje të shiut.

“Problemet janë shfaqur nga viti 2012. Kërkesat tona nuk janë marrë parasysh. Në këto rrugë është vështirë të kalojnë veturat e lëre më këmbësorët që është edhe dhjetë herë më vështirë”, tha për RTV Dukagjinin Behxhet Recica.

Njëjtë shprehet edhe Ismet Gashi , i cili thotë se kanë bërë kërkesë disa herë në Komunë, mirëpo nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

“Fjalë na kanë dhënë se do të rregullohet shpejt. Fjalët janë mbetur në letra, në vepër nuk ka asgjë. Ne jemi në hall me rrugët”, tha banori tjetër Ismet Gashi, përcjell Telegrafi.

Ndërsa nga ana tjetër, e pyetur në lidhje me këto probleme, Komuna e Prishtinës nuk ka kthyer përgjigje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori