LAJMI I FUNDIT:

Rruga e Kombit bëhet me pagesë, pagesat për çdo automjet

Rruga e Kombit bëhet me pagesë, pagesat për çdo automjet

Nga sot, nisin pagesat për kalimin në Rrugën e Kombit. Më poshtë, janë tarifat që do të duhet të paguhen për çdo lloj automjeti, për kalimin në këtë aks. Për qytetarët e Kukësit, është caktuar një tarifë e reduktuar.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar që më herët një video informuese me detajet e tarifimit dhe kategoritë që përfitojnë reduktime të ndjeshëm nga kalimi në sportelet e Rrugës së kombit.


Tarifa për kalimin e automjeteve në autostrada Milot –Morinë do të jetë 660 lekë (ose 5 euro). Për banorët qarkut Kukës kjo tarifë është e reduktuar në 100 lekë me tvsh.

Tarifat variojnë sipas llojit të mjetit; motoçikletat dhe automjete me tre rrota do të paguajnë 330 lekë, përjashtim bëjnë banorët e qarkut Kukës të cilët do ta kenë tarifën 50 lekë. Automjete komerciale me dy akse dhe 6 rrota do të paguajnë 1490 lekë. Kamionë të mesëm dhe autobus të rëndë, përfshirë mjete me lartë 2.7 m do të të paguajnë 21 40 lekë. Kamionë të rëndë 4 akse a më shumë, do të paguajnë 2970 lekë.

Përdoruesist e shpeshtë të kësaj rruge do të përfitojnë reduktime të ndjeshme të tarifimit:
Për 20-30 kalime në muaj, përfitojnë 10% zbritje.
Për 30-50 kalime në muaj përfitojnë 20% zbritje.

Për 50-60 kalime në muaj përfitojnë 30% zbritje dhe mbi 60 kalime përfitojnë 40% zbritje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori