LAJMI I FUNDIT:

Rruante këmbët në mesin e autostradës, derisa ishte në pjesën e pasme të motoçikletës (Video)

Rruante këmbët në mesin e autostradës, derisa ishte në pjesën e pasme të motoçikletës (Video)

Kalimtarët kanë mbetur të hutuar me një grua të pështirë, që nisi t’i rruante këmbët derisa ishte në pjesën e pasme të motoçikletës, që ndodhej në mesin e një autostrade të Floridës së Shteteve të Bashkuara.

Gjatë kohës që priste në kolonë, ajo shfrytëzoi rastin që t’i hiqte qimet e padëshiruara, teksa zhiletin e godiste për dritat e pasme, për të larguar fijet e mbledhura, transmeton Telegrafi.


“Kur mendon se ke parë gjithçka dhe të del para një skenë e çuditshme, që të lë shumë shije të keqe” ka shkruar një komentues.

Nuk është vetëm kryerja e këtij veprimi privat që befasoi të pranishmit, ajo ishte e veshur vetëm me kostumet e larjes, me të cilat është e ndaluar dalja në publik. /Telegrafi/