Shtylla, trafo dhe rrejt të ri, kanë përfituar banorët e fshatit Shkozë të Malishevës, nga investimet që KEDS-i po bënë në tërë territorin e Kosovës.
Me këtë investim KEDS-i, ka përmisuar cilësinë e energjisë, stabilizimin e tensionit dhe furnizimin kualitativ për konsumatorët e këtij fshati.
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka informuar se në Shkozë janë vendosur 124 shtylla të reja, dy trafo si dhe disa kilometara rrjet të ri.
“Në këtë fshat të Malishevës ne kuader te projektit investiv janë vendosur 124 shtylla të reja të tensionit të ulët dhe të mesëm, janë investuar 2 trafo të reja, njëra me fuqi 160 kVA dhe tjetra 400kVA. Poashtu, janë hequr komplet përçuesit e zhveshur, të cilët kanë qenë të rrezikshëm për banorët dhe janë zëvendësuar me kabllo bistek të izoluara ku shkalla e rrezikshmërisë është zero” ka thënë Buzhala.
Nga ky investim, kanë përfituar 96 familje të këtij fshati.
Kryetari i fshatit Shkozë të Malishevës, Kadri Bytyçi tha se me këtë investim të KEDS-it, është përmiresuar furnizimi me energji elektrike.
Sipas tij, energjia elektrike në këtë fshat ka qenë shumë e dobët. “Fshati ka qenë duke u furnizuar me një trafo”, tregon ai.
Bytyçi tha se shpreson që KEDS do të investojë ende në këtë rajon, që të mund të përfitojnë edhe banorë të tjerë.
“Shpresojmë se KEDS-i do të vazhdojë të investojë edhe në të ardhmen”, tregon ai. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve
Sistemi bankar stabil
Qytetarët së shpejti do të rimbursohen për kthimin e shisheve të plastikës, qelqit e kanaçet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë