LAJMI I FUNDIT:

Rritja ekonomike në Suedi do të jetë 4%

Rritja ekonomike në Suedi do të jetë 4%
Sweden's flag waves near the Stockholm Cathedral in Gamla Stan or the Old Town district of Stockholm, Sweden, in this June 9, 2010 file photo. REUTERS/Bob Strong/Files

Suedia është një ndër rastet më interesante për t’u marrë si shembull. Vendi në kufi me eurozonën rritet me ritme të kënaqshme, rrit taksat për të financuar edukimin, kërkimin dhe emigrantët.

Qeveria ndërkohë ka rritur së fundmi projeksionet për rritjen ekonomike gjatë këtij viti, në 3.8 për qind, nga 3.1 për qind që vlerësohej më parë. Institute të tjerë të pavarur ndërkohë flasin për një normë rritje mbi 4 për qind.


Sekreti i ekonomisë së vendit nordik është manifaktura cilësore dhe webi. Për të gjithë Europën projeksionet e Bankës Botërore apo Fondit Monetar Ndërkombëtar flasin me tone mjaft pesimiste, duke nënvizuar edhe rrezikun e një krize të re globale.

Tabloja e kontinentit të vjetër paraqitet me ngjyra të errëta, me një përjashtim: Suedinë, vendin e mrekullive teknologjike, vendin solidar dhe të pa kursyer në edukim. Të dhënat makroekonomike të vendit tregojnë një poster thuajse perfekt.

Borxhi publik qëndron pranë 40 për qind, deficiti buxhetor në vetëm 0.4 për qind,ndërsa papunësia pranë 6.6 për qind. Duke pasur parasysh situatën, qeveria ka vendosur të rrisë taksat dhe shpenzimet, për dy arsye.

Së pari, garantimin e mbështetjes publike në edukim, kërkim dhe punësim, me qëllimin për t’u bërë vendi me normën më të ulët të papunësisë në Bashkimin Europian brenda 2020.

Së dyti, për të mbuluar shpenzimet për emigrantët. Vetëm vitin e kaluar në vend hynë 160 mijë, dhe në raport me popullsinë, Suedia rezulton vendi që ka pritur më shumë refugjatë. Është njësoj sikur në Gjermani të kenë hyrë 2 milionë refugjatë dhe jo 1 milionë të tillë. Eksportet, industria, manifaktura e luksit dhe teknologjia janë krenaria e vendit.

Vendi prodhon armë të teknologjisë së të ardhmes, anije kozmike, avionë radarë-low cost, nëndetëse, apo marka si: Volvo. Skype dhe Spotify nga ana tjetër janë dy prej produkteve më të rëndësishme made in Sweden. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Për herë të parë në Kosovë vjen

Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"

Peja Outdoor
Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së

Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së

Ekonomi
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Edil Project
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Auto Mita
Përfundon periudha transitore për dinarin, analistët nuk presin zhvillime pozitive nga takimi i javës së ardhshme

Përfundon periudha transitore për dinarin, analistët nuk presin zhvillime pozitive nga takimi i javës së ardhshme

Ekonomi
Kalo në kategori