LAJMI I FUNDIT:

Rritja e rasteve me COVID-19, MSh apelon tek qytetarët që të vaksinohen për parandalimin e përhapjes së infeksionit

Rritja e rasteve me COVID-19, MSh apelon tek qytetarët që të vaksinohen për parandalimin e përhapjes së infeksionit
Foto: Arkiv

Pas rritjes së rasteve pozitive në ditët e fundit, Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

MSH thotë se rritja e numrit të të infektuarve ka rritur edhe shtrimet në spital ku numri i tyre ka arritur në 25 pacientë.

“Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen me dozën e radhës të vaksinës kundër COVID-19, për të parandaluar infeksione të reja, forma të rënda të sëmundjes nga COVID-19 dhe vdekjet”.

Në dy javët e fundit (20 qershor-5 korrik 2022), si pasojë e regjistrimit të një numri më të lartë të rasteve të reja të COVID-19, janë rritur edhe rastet aktive nga 110 sa ishin më 20 qershor në 1244 më 5 korrik.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 213 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë.

Sipas raportit 24 orësh të Ministrisë së Shëndetësisë, janë kryer 609 teste ku shkalla e pozitivitetit të rasteve është rreth 35%.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori