LAJMI I FUNDIT:

Rritja e numrit të kalimeve ilegale të kufirit shton kërcënimin nga terrorizmi

Rritja e numrit të kalimeve ilegale të kufirit shton kërcënimin nga terrorizmi

Vendet anëtare të BE-së raportuan regjistrimin e 1.82 milionë kalimeve të paligjshme të kufirit gjatë vitit të kaluar, një rritje që e ka bërë Evropën më të pambrojtur ndaj sulmeve terroriste, tha sot agjencia e kufijve FrontexB.

Shifra është rritur 6 fish në krahasim me vitin 2014.


Shtetas sirianë llogariten për përqindjen më të madhe të të ardhurve, numri i afganëve është rritur në mënyrë të konsiderueshme nga fundi i vitit, ndërsa irakianët kanë qenë kombësia e tretë më e madhe që ka përdorur këtë rrugë.

Numri më i madh (885.400) i emigrantëve arritën përmes mesdheut lindor, sidomos në ishujt grekë në Egje, llogariten për numrin më të madh të zbulimeve – gati. Përveç rritjes së presionit nga emigrantët, Frontex tha se të dhënat tregojnë se me arritjen e tyre Evropa u përball me një rritje të kërcënim terrorist.