LAJMI I FUNDIT:

Rritet tregtia me pakicë

Rritet tregtia me pakicë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat Afatshkurta të Tregtisë me Pakicë” për tremujorin e tretë (TM3) 2016.

Në bazë të të dhënave të publikuara, vërehet se në tremujorin e tretë (TM3) 2016 ka rritje, krahasuar me tremujorin e dytë (TM2) 2016, te: Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (1.5 për qind); dhe Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (0.4 për qind).


“Ndërsa, rënie kanë pasur: Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (4.0 për qind); Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (2.2 për qind); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete në dyqane të specializuara (2.1 për qind); Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (2.0 për qind); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (1.7 për qind); si dhe Tregtia me pakicë e mallrave të tjera në dyqane të specializuara (0.7 për qind)”, thekson njoftimi i ASK-së.

Ndërkaq, krahasuar TM3 2016 me TM3 2015 ka rritje te: Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (49.2 për qind); Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (15.4 për qind); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (8.8 për qind).

“Kurse, rënie kanë pasur: Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (21.5 për qind); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete në dyqane të specializuar (12.2 për qind); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (10.9 për qind); Tregtia me pakicë e mallrave të tjera në dyqane të specializuara (5.0 për qind)”. /Telegrafi/