LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i dhënies së lejeve ndërtimore në Maqedoni

Rritet numri i dhënies së lejeve ndërtimore në Maqedoni

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), në janar të këtij viti janë dhënë 368 leje ndërtimi, që është një rritje prej 39.9%, krahasuar me janarin e vitit të kaluar, njofton Telegrafi Maqedoni.

Vlerësimi financiar i objekteve që kanë marrë leje është 5.260.686 denarë, që është 69.2% më shunë se vlera e objekteve që morën leje në janarin e vitit të kaluar.


Nga numri i përgjithshëm që kanë marrë leje ndërtimi, 226 janë për shumëkatëshe, 101 janë për rindërtim objektesh, kurse 41 janë ndërtesa të ulta.

Në 248 leje ndërtimi kanë aplikuar persona fizik, kurse në 120 kanë aplikuar subjekte afariste./Telegrafi/