LAJMI I FUNDIT:

Rritet interesimi për vaksinim kundër coronavirusit në Tetovë

Rritet interesimi për vaksinim kundër coronavirusit në Tetovë
Foto: Arkiv

Shënon rritje interesimi për marrjen e vaksinës së tretë në qytetin e Tetovës, por jo edhe për marrjen e dozës së parë. Javën e fundit, numri i personave të interesuar për tu vaksinuar me dozën e tretë është dyfishuar, ndërsa mbetet i ulët numri atyre që paraqiten për marrjen e dozës së parë, thonë mjekët në pikat e vaksinimit në Tetovë.

“Kjo rritje e interesimit të qytetarëve për tu vaksinuar është si pasojë e pushimeve të cilën kohë nuk arrinin të vinë të vaksinohen, por dukshëm është rritur interesimi i qytetarëve edhe për marrje të dozës së tretë. Pra mbi 70 për qind e qytetarëve që vijnë të vaksinohen janë qytetarë që vijnë për dozën e tretë. Për dozën e parë për fat të keq vazhdon ai intensitet i ulët, sidomos tek grupmosha nën 30 vjeç është shumë i ulët”- deklaroi Besnik Mustafai. Mjek në pikën për vaksinim.


Deri më tani, në qytetin e Tetovës pa komunat rurale, vaksinimi ka kaluar 50 për qindëshin e popullatës, thotë drejtori i Shtëpisë së Shëndetit.

“Në prill mbushet tashmë një vit që kur filloi procesi i vaksinimit në vendin tonë dhe në Tetovë. Numrat e të vaksinuarve janë rreth 55 për qind në qytetin e Tetovës pa komunat rurale. Kjo është përqindje e lartë bazuar në përqindjen që kemi në nivel shteti, por megjithatë, nëse do rritej edhe pak ky numër do ishim më të sigurt. Megjithatë jam i kënaqur nga kjo përqindje në komunën tonë”- pohoi Borisllav Jorgaqieski, Drejtor i Shtëpisë së Shëndetit.

Sa i përket situatës me virusin korona në qytetin e Tetovës, situatë paraqitet e qetë. Në spital për momentin ka të shtrirë vetëm dy persona, ndërsa dy të tjerë janë pranuar gjatë 24 orëshit të fundit, kundrejt kontrolleve ambulatore që në ditë janë rreth 30. Në Tetovë, deri më tani, sipas mjekëve të spitalit klinik të Tetovës, nuk ka të prekur me virusin korona të llojit Omicron./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori