LAJMI I FUNDIT:

Rritet bilanci i viktimave nga COVID-19 në Indi, Brazil dhe Meksikë

Rritet bilanci i viktimave nga COVID-19 në Indi, Brazil dhe Meksikë

Për shkak të coronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Indi janë shënuar 1.114 vdekje, në Brazil 814 ndërsa në Meksikë 421.

Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se me 1.114 vdekjet e reja, numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 78.586.

Në Indi, në 24 orët e fundit janë shënuar 94.372 raste të reja, në vendin ku prej fillimit të shtatorit janë shënuar raste ditore rekord njëra pas tjetrës, numri i rasteve ka rritur në 4.754.356.

Në Indi, popullsia e së cilës tejkalon 1.3 miliard banorë, numri i të shëruarve ka arritur në 3.702.595.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e dytë në botë për sa i përket numrit të rasteve dhe në vendin e tretë sa i përket numrit të viktimave.

Brazil

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 33.523 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit ka arritur në 4.315.687 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 131.210 me 814 vdekje të reja.

Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 3.553.421, transmeton Anadolu Agency.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili pas SHBA-së dhe Indisë radhitet i treti në botë për sa i përket numrit të rasteve.

Meksikë

Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 421 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 70.604. Ndërkaq, me 5.674 raste të reja, numri i të infektuarve me COVID-19 është rritur në 663.973.

Deri më tani, në vend janë shëruar 467.525 persona të prekur me COVID-19.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë, rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.