LAJMI I FUNDIT:

Rriten pagat dhe mëditjet për deputetët

Rriten pagat dhe mëditjet për deputetët

Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa kanë aprovuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) për vitin 2018-2020 për Kuvendin e Kosovës.

Në këtë plan është paraparë të ketë rritje të shpenzimeve për pagat dhe mëditjet e deputetëve për periudhën krahasuar me atë të vitit 2017, raporton Kosova Press.


Nga viti 2018, Kuvendi në cash ka paraparë rritje të pagave dhe mëditjeve për 500 mijë euro, dhe 900 mijë euro për vitin 2019. /Telegrafi/